Vazhdojnë protestat kundër pushtimit të Ukrainës në Rusi, shkruan BBC. Aktualisht janë mbi 200 të arrestuar, por shifra reale mbetet e paqartë.

Së fundmi janë arrestuar edhe të paktën 13 gazetarë gjatë protestave kundër luftës në Shën Petersburg.

“Ata nuk shpjeguan arsyen e ndalimit”, shkroi gazetari Andrey Okun.

Ai tha se gazetarët e arrestuar kishin veshur të gjithë jelekë identifikues dhe mbanin kartat e tyre: “Por kjo nuk është me interes për askënd, qëllimi është të sigurohemi që askush të mos mbulojë asgjë.”

Kritiku i zëshëm i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje njerëzve atje që të mbajnë qëndrim kundër presidentit Putin dhe pushtimit të Ukrainës.