Të enjten janë bërë 19 vite që kur aktori i njohur Xhevat Qena, ka ndërruar jetë.

E një ditë pas 17 vjetorit të vdekjes së aktorit, nga kjo jetë u shua edhe më e dashura e tij, Leze Qena.

E që sot bëhen dy vite kur ajo braktisi jo vetëm skenën po edhe këtë botë.

Teatri Kombëtar i Kosovës ka përkujtuar këtë dyshe fantastike, të cilët i dhanë shumë artit kosovar dhe me ikjen e tyre lanë një zbrazëti në madhe në skenën e artit.

“Figura e Lezës dhe Xhevatit dhe krijimtaria e tyre kujtohen me respekt dhe dashuri nga publiku i gjerë. Ishin çifti që theu shumë tabu shoqërore, që donin dhe përkrahnin njëri tjetrin aq sa e donin artin dhe krijimtarinë”, thuhet në postimin e TKK-së.

Kjo dyshe rrugën e tyre në botën e artit kryesisht e shënuan në Teatër, por nuk lanë pas as filmat e metrazhit të gjatë, humoreska, video humor e seriale televizive, duke qenë gjithmonë pranë publikut shqiptar./Gazeta Infokus/