Katër ditë më parë, në Veterenik të Prishtinës është vjedhur një veturë e tipit ‘Audi A6 Saloon– 2021’, me targa vendore, por pronari i saj ndonëse e ka paraqitur rastin edhe në polici, veturën ende nuk e ka gjetur.

Ai sot ka vendosur të shpërblejë ata që i japin informacion për këtë veturë.

“Kushdo që jep informacion rreth lokacionit të veturës do të shpërblehet me 5 mijë euro”, ka thënë për IndeksOnline, pronari i veturës Kastriot Asllani.

Vjedhja e veturës kishte ndodhur me 7 mars prapa ‘Grand Store’.

Detajet e veturës:

Audi A6 Saloon – 2021
Shasia: WAUZZZF23MN094004
Ngjyra: Ibis White
Tabelat: 01-555-QF
Informacionet mund ti jepni në numrin: 049725444