Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se as këtë vit nuk do të ketë rritje të pensioneve për veteranët e luftës në Kosovë.

Murati, tha se paga minimale paguhet për një orë të punës, ndërsa skemat pensionale dhe sociale përcaktohen në bazë të meritës dhe të kategorisë.

“Në vitin 2017, ka ndryshuar ligji për Veteranët, është votu në Kuvend. Është fshirë neni 18, që thotë se paga e veteranit përcaktohet me vendim të Qeverisë, por jo më pak se paga minimale. Ai vendim është fshirë. Kështu që, në projektligjin që ne kemi shtyrë përpara, për të qenë të sigurtë juridikisht, kemi vendosur që paga minimale kudo që bëhet për skemat pensionale dhe sociale të bëhet kjo shkëputje, që të mos kemi këtë problem. Nuk qëndron kjo. Paga minimale është paga që paguhet për një ore në punë, skemat pensionale dhe sociale pastaj përcaktohen në bazë të meritës, kategorisë”, ka thënë Murati në një intervistë për RTK-në.