Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash përballë mensës së studentëve në Prishtinë, përkatësisht në afërsi të zyreve të LDK-së në Ulpianë.

Të pranishmit në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se një makinë ka goditur katër vajza të reja.

Bëhet e ditur se Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.