Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qyshk ku janë lënduar 5 persona.

“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjitralen Prishtinë-Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku më pas janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, u shpreh ai.