Inteligjenca ukrainase ka paralajmëruar se presidenti Putin është duke planifikuar një sulm në centralin bërthamor të Çernobilit.

Sipas inteligjencës së Ukrainës forcat ruse që e kontrollojnë centralin nuklear do të përpiqen që t’ia mveshin sulmin e mundshëm ushtrisë ukrainase, raporton Gazeta Express.

“Sipas informatave që posedojmë Vladimir Putin është duke përgatitur një sulm terrorist në centralin bërthamor në Çernobil. Krijimi i një katastrofe teknologjike e planifikuar dhe e kontrolluar nga forcat ruse që gjenden në centralin bërthamor përgjegjësinë për të cilën okupatorët do të tentojnë t’ia mveshin Ukrainës”, thuhet në një postim të inteligjencës ukrainase në Facebook.

Sipas inteligjencës ukrainase dështimin që po e pëson në terren Putin është gati që ta shantazhojë botën me centralin bërthamor.

“Por, pa marrë rezultatin e dëshiruar nga operacioni ushtarak tokësor dhe negociatat e drejtpërdrejta, Putin është gati të angazhohet për shantazhin bërthamor ndaj komunitetit botëror përshkak të veprimeve për të mbështetur Ukrainën”, thuhet tutje.