Alea Shkëlzen Dobruna, e cila ka vetëm 2 vjet dhe vjen nga fshati Llazicë e Malishevës, ka lindur me tumor në boshtin kurrizor (Teratoma Sacrococcygeal), deri tash është operuar 2 herë në Kosovë dhe ka marrë 8 seanca të plota kemoterapi por pa sukses.

Nga mjekët kosovarë është kërkuar që Alea të trajtohet në një spital jashtë shtetit, sepse mjekimi i saj i mëtutjeshëm në Kosovë është i pa mundur.

Alea e vogël që nga 21 qershori është duke u trajtuar në njërin nga spitalet e Turqisë dhe deri më tash ka pasur edhe 2 operacione të tjera dhe 3 seanca të plota kemoterapi, por tashmë pritet që më 21.04.2021 ti nënshtrohet një operimi tejet delikat, por kostoja prej 60 mijë euro është e pa përballueshme për familjen, andaj u drejtohen me përgjërim që t’i ndihmoni financiarisht, sepse jeta e vajzës së tyre është në rrezik dhe varet nga ky operim që duhet bërë.

Në vijim i gjeni të dhënat se si mund ta ndihmoni Alea Dobrunën 2 vjeçare:

Nëpërmjet:

Paypal – https://paypal.me/pools/c/8yHF3fj5dP
Llogarisë Bankare në NLB:
Nga Kosova nëpërmjet llogarisë: 17 05 0186023295 35
Nga jashtë vendit: IBAN: XK05 17 05 0186023295 35
Përmes Wester Union, Monygram dhe Ria – dërgesa të bëhet në emër të Valmir Dobruna (axha Aleas)
Për më shumë informata mund të kontaktoni me Valmir Dobrunën nëpërmjet këtij numri të telefonit: +38349194191