Administrata Tatimore e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në dy lokacione në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi-Sefa.

Ajo ka thënë se aksioni ka filluar që nga ora 09:00 dhe është duke vazhduar ende.

“Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 në Prishtinë, në dy lokacione për shmangie tatimi dhe ka me vazhduar edhe në pjesën tjetër të ditës. Këto janë të dhëna zyrtare që mund t’ua japë për momentin”, ka thënë Bytyqi.

Për detaje të tjera, ajo tha se do të dalin me një komunikatë ku do të i tregojnë detajet e këtij aksioni./Gazeta Infokus/