Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paraqitur propozime për sanksione të reja që synojnë ekonominë e Rusisë.

Në një deklaratë, ajo akuzoi Moskën për “një luftë mizore dhe të pamëshirshme” dhe tha se mizoritë e saj të supozuara në Ukrainë nuk mund dhe nuk do të lihen pa përgjigje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sanksionet përfshijnë:

Ndalimi i importit të qymyrit nga Rusia.

Ndalim i plotë i transaksioneve në katër banka kryesore ruse, mes tyre e dyta më e madhe e vendit, ajo VTB.

Ndalim për anijet ruse për të hyrë në portet e BE-së.

Ndalime të mëtejshme të eksporteve, duke synuar zonat në të cilat Rusia është e cenueshme, siç janë pajisjet e transportit.

Ndalime të reja importi për produkte duke përfshirë ushqimet e detit, pijet alkoolike dhe drurin.

Masa shtesë të synuara që përfshijnë ndalimin e mbështetjes financiare për organet publike ruse.

Planet kërkojnë miratimin e 27 vendeve anëtare të BE-së.

Më parë, ka pasur ndarje brenda BE-së për veprimet që duhet ndërmarrë kundër Rusisë, me vende si Gjermania që varen shumë nga importet e karburanteve ruse.