Ish – kryetari i Skënderajt, Bejkim Jashari me anë të një statusi ka uruar mikun e tij, ish – kryetarin e OVL-UÇK-së Hysni gucatin, me rastin e datëlindjes së tij.

Ai e ka quajtur Gucatin si njeri të sakrificës dhe për të cilin ka thënë se po mbahet padrejtësisht në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Jashari i ka uruar shëndet, gëzime e mbi të gjitha kthim sa më të shpejtë tek familja, miqtë e shqëria në shtetin për të cilin ka sakrifikuar edhe gjymtyrët.

“Sot ka ditëlindjen njeriu i sakrificës, veterani i UÇK-së, ish kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili po mbahet padrejtësisht në Hagë.

Miku im Hysni, urime ditëlindja, të uroj shëndet, gëzime, e kthim sa më të shpejtë tek familja, miqtë e shoqëria, në shtetin për të cilin sakrifikove edhe gjymtyrët.
Gëzuar nga largësia miku im!”, ka shkruar Bekim Jashari.

Kujtojmë se Hysni Gucati, tash e sa kohë ndodhet në çelitë e paraburgimit në Hagë, ku po përballet me akuzat e ngritura nga ky tribunal./Gazeta Infokus/