Presidenti Joe Biden ka nënshkruar një urdhërore, të mërkurën, që e udhëzon qeverinë federale të krijojë një plan strategjik drejt rregullimit të kriptovalutave, marrë parasysh popullaritetin e tyre dhe potencialin për ta destabilizuar tregun.

Kjo urdhërore kryesisht do bazohet në koordinimin e ideve për të kuptuar rreziqet dhe mundësitë që ofrojnë asetet digjitale, sidomos në fushat e mbrojtjes së konsumatorit, dhe vjen si pasojë e supozimeve se Moska do përdorë kriptovalutat për t’iu shmangur sanksioneve ndëshkuese të lëshuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Kjo lëvizje, bazuar në administratën e Biden, është një përgjigje ndaj rritjes alarmante të aseteve digjitale, raporton The New York Times, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

Rezultatet eventuale të kësaj urdhëroreje mund të ndihmojnë në formësimin e skajeve të një industrie inovative të parave, pra kriptovalutave, që kohëve të fundit ka kaluar në një diçka të zakonshme, shkruan NYT.

“Rritja e aseteve digjitale jep një mundësi për të ripërforcësuar udhëheqjen Amerikane në sistemin global financiar; megjithatë krijon implikime për mbrojtjen e konsumatorit, stabilitetin financiar dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Por që kritikët shtojnë se kjo industri u hap rrugën aktiviteteve të paligjshme dhe krijon rreziqe financiare të jashtme si për konsumatorët ashtu edhe për ekonominë në përgjithësi.

Kurse ekspertët e kriptovalutave kanë kërkuar prej kohësh që qeveria të përmirësojë qasjen e tyre, raporton tutje New York Times, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Neve na duhen përgjigje të qarta se si të veprojmë,” tha Louis Lehot, një ekspert i kriptovalutave. Ai shtoi se kanë parë një mungesë të veprimeve strategjike nga qeveria tash e sa vite.

Ndryshe, një numër i madh i aseteve digjitale po menagjohen nga lojtarë me nam – përfshirë këtu sipërmarrës kapitalistë – që operojnë me kriptovaluta pa i publikuar emrat e tyre. Kjo po del të jetë shqetësuese, anipse emri dhe informatat e tjera personale nuk është se kërkohen në këtë industri.

Ditëve në vijim, teksa rregullatorët dhe ekspertët kryejnë studime dhe raporte që do drejtohen nga kjo urdhërore, mbetet të shihet se deri në cilën shkallë do arrihen të bëhen ndryshime.