“Prishtina Weather” ka njoftuar se në vikend do të ketë ndryshim të motit. Sipas njoftimit këto ditë pritet që në Kosovë të ketë reshje shiu dhe bore.

Ndërkaq ftohet do të jetë edhe në fillim të javës së ardhshme.

Minimalet zbresin në 2C ditën e hënë, e deri në -1 ditën e martë dhe mërkurë. Maksimalet nga 23C ditën e sotme, zbresin në 6C e 5C ditën e diel dhe të hënë. Të mërkurën rriten në 10C.

Njoftimi i plotë:

Ndryshon moti nga fundjava. Rënie temperaturash, e sërish priten të reshura shiu dhe bore. Ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme.

15.04.2022 – Në ditët e fundjavës, sikurse edhe fundjavën e shkuar na pret ndryshim i kushteve meteorologjike. Nga dita e diel rikthehen temperatura të ulëta por edhe mundësitë për të reshura si shiu, ashtu edhe bore gjatë orëve të mbrëmjes.

Ftohtë me të reshura shiu e bore, mbetet më pas edhe ditëve të para të javës, e tek nga dita e mërkurë temperaturat rikthehen në vlera mesatare e të reshurat edhe pushojnë.

Cilësia e ajrit pritet të jetë kryesisht me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjavës, shkaku i qarkullimit të mirë ajror që mbanë ndotësit të shpërndarë.

16.04 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat shtohen, e pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu, që gjatë mbrëmjes mund të përfshinë edhe pjesë tjera të vendit.

17.04 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë e me erë. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu, e në mbrëmje mund të përzien edhe me reshje bore.

18.04 – Ftohtë. Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten edhe të reshura shiu, por edhe bore aty këtu.

19.04 – Kryesisht vranët e ftohtë. Kohëpaskohe me të reshura shiu, orëve të paradites edhe me reshje bore.

20.04 – Kryesisht me vransira, por pa mundësi për të reshura.

Temperaturat pësojnë rënie. Minimalet zbresin në 2C ditën e hënë, e deri në -1 ditën e martë dhe mërkurë. Maksimalet nga 23C ditën e sotme, zbresin në 6C e 5C ditën e diel dhe të hënë. Të mërkurën rriten në 10C.

Era ndryshon kahjen në fundjavë nga verilindja, ku do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 6-16m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.