Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar gjatë ditës së marte një pako ndihme për Ukrainën.
Përveç pakos qindra milionëshe për ndihmë mjekësore e në ushqime për Ukrainën, SHBA-të kanë ndarë qindra miliardë euro edhe ndihmë në pajisje ushtarake për Ukrainën shkruan Gazeta Infokus.
Mediat ukrainase kanë treguar se çfarë përmban pako e ndihmës në armatime për Ukrainën e cila tash e 20 ditë është në luftime të ashpra me federatën e Rusisë, pushtuese.
Sipas tyre Ukraina përfiton nga ndihma e SHBA-ve, 800 sisteme kundërajrore Singer,2000 raketahedhës Javelin, 1000 granatahedhës të lehtë dhe 6000 granatahedhës AT-4, 100 dronë, 100 granatahedhës, 5000 automatikë, 1000 pistoleta, 400 mitraloza, 400 pushkë, 20 milionë municione për armë të lehta, si dhe granatahedhës e mortaja, 25000 parzmore dhe 25000 helmeta./Gazeta Infokus/