Një pako vaj mbi 52 euro, sot rritet çmimi edhe për një euro më shumë në litër.

Çmimi i vajit sot është rritur edhe më shumë. Nga 2 euro e 49 sa ishte mbrëmë, sot çmimi i vajit në vend ka arritur në 3 euro e 49 cent.

Të paktën kështu po raportojnë qytetarët nga marketet e dyqanet në vend. Në bazë të fotografive që ka siguruar Gazeta Infokus, çmimi i vajit për litër është rritur për një euro më shumë qysh nga mbrëmë.

Derisa një pako vaj më këtë çmim kalon shifrën 50 euro, konkretisht nëse një litër kushton 3 euro e 49 cent atëherë një pako me 15 litra vaj brenda kushton 52 euro e 35 cent.

Kjo rritje e çmimeve ka shkaktuar panikë te qytetarët të cilët që nga mbrëmë kanë blerë vaj me shumicë duke boshatisur raftet e vajit në markete./Gazeta Infokus/