Pamje të makinerisë së ushtrisë ruse të shkatërruara rrugëve të Ukrainës, janë publikuar në mediat ukrainase.

Tanke të shkatërruara tërësisht, makineri që digjet e sisteme të dërrmuara shihen në pamjet e publikuara, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkohe në një prononcim për media, Alexei Arestovich, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, ka deklaruar se me qindra ushtarë ukrainas po vriten çdo ditë.

Ai ka thënë se vetëm sot janë vrarë 250 – 700 ushtarë rus, duke thënë se humbjet e tyre janë në rritje por që është e vështirë të llogariten.

Arestovich ka deklaruar se deri tash llogariten diku 14 – 15 mijë ushtarë të vrarë, por thuhet shifra mbi 12 mijë që të jetë shifër e sigurt./Gazeta Infokus/