Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së sot ka intervistuar kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas komunikatës së Bordit të RTK-së, në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë. Tre kandidatë që kanë qenë në testin me shkrim (Fisnik Durguti, Fadil Hoxha dhe Hysen Hundozi) nuk janë paraqitur në intervistë.

Kandidati që mori më së shumti pikë është Shkumbin Ahmetxhekaj.

“Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së”.

Tutje në komunikatë thuhet se kandidatët janë përgjigjur në pesë pyetjet e njëjta të përpiluara nga komisioni (një orë para intervistës), ndërkaq secili anëtar i komisionit vlerësimin e ka bërë në mënyrë të pavarur për secilën pyetje.

“Gjithashtu, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve”.

Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë: