Dr. Salih Krasniqi ka rrëfyer se si ushtarët e paramilitarët serbë, gjatë vitit 1998-të e kishin detyruar një familje nga Drenica, që të hynin në veturën e tyre, nënën me katër fëmijë, dhe i shtypin me tank derisa burri po i shikonte nga turma e ndarë e burrave.

“Një rast tjetër është kur një fëmijë e kanë shkelur me tanke, është Dardan Nika 9 vjeçar nga Drenasi. I ndajnë burrat veç dhe gratë dhe fëmijët në një anë. Dardanin e vënë në anën e majtë të veturës, nënën me një fëmijë në dorë në anën e djathtë dhe dy fëmijë të tjerë në ulëset prapa. Vjen tanku dhe i gjuhet sipër veturës duke e shkatërruar atë dhe duke i shkaktuar lëndime të mëdha Dardanit, ku i thyejnë legenin po edhe trupin e ka pasur të dëmtuar shumë. Ndërkohë që nëna e tij, fëmijën që e kishte në krah e hedhë jashtë veturës për ta shpëtuar dhe mundohet që edhe ajo të del, por atë e zë tanku dhe ai thyen të dyja këmbët, ndërkohë që fëmijët prapa shpëtojnë me lëndime më të lehta”, rrëfen ngjarjen makabre të asaj kohe doktori që trajtoi me dhjetëra pacientë të plagosur gjatë luftës së bashku me kolegët e tij.

Emisioni “ZËRAT E LUFTËS” nga Islam Morina, është prodhim i Gazetës Infokus, që sjellë rrëfime autentike të atyre që u mbijetuan masakrave e torturave çnjerëzore të kryera nga regjimi serb gjatë kohës së luftës në Kosovë. /Gazeta Infokus/

Rrëfimi i plotë: