Daut Haradinaj ka reaguar pas homazheve që ministri serb i Mbrojtjes bëri për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq në përvjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj tha se nderimet që i bëhen një krimineli lufte dhe solidarizimi ndaj krimeve të Putinit në Ukrainë, tregon se sa larg botës normale është Serbia.

Postimi i Haradinajt:

I mjerë është ai vend ku ministri i Mbrojtjes e nderon një kriminel lufte. I mjerë është ai vend që solidarizohet me krimet e Putinit në Ukrainë.
Kjo flet se sa larg botës normale është Serbia!

Shpresoj që më në fund, Serbinë do ta njohin edhe të tjerët ashtu siç e njohim ne.

Jam krenar që populli ynë është rreshtuar me Amerikën dhe NATO.