Në tetor të këtij viti bëhen një vjet nga vdekja tragjike e dy vëllezërve, Hasan e Blerian Arifaj nga fshati Ratish i Deçanit.

Babai i dy vëllezërve që humbën jetën në aksidentin tragjik në tetorin e vitit të kaluar në Gjermani, pas përfundimit të pushimeve, me lot në sy e një dedikim prekës që thyen edhe shpirtin më të pa epur, ka përshëndetur fëmijët e tij pranë varreve të tyre, kur po nisej për t’u kthyer në Gjermani.

“Ne ikëm ne mërgim e ju djemtë e mi qëndroni ne atdhe”, ka shkruar babai i tyre në memon që shoqëron foton e tij pranë varreve të djemëve.

Hasan e Blerian Arifaj humbën jetën tragjikisht me 13 tetor 2020, pasi u goditën nga treni në një stacion hekurudhor në Gjermani.