Viacheslav Chaus, guvernatori i rajonit Chernihiv, tha se sulmet ruse kanë shkaktuar vdekje të shumta të civilëve të mërkurën.

“Ne po pësojmë humbje të mëdha. Vetëm dje morgjet e qytetit morën 53 trupa të qytetarëve tanë të vrarë nga agresori rus”, tha ai të enjten në Telegram.
!
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia dje kreu edhe një tjetër krim të tmerrshëm lufte në Mariupol.

“Sulm masiv në Teatrin e Dramës ku strehoheshin qindra civilë të pafajshëm. Ndërtesa tani është plotësisht e rrënuar”, kishte shkruar ai në Twitter.