Policia njofton për tri raste të dhunimit të tri vajzave, në Ferizaj, Prizren e Gjakovë. Lidhur me rastet e dhunimeve janë arrestuar katër persona të dyshuar, të gjithë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia thotë se viktimat janë dërguar për egzaminim mjekësor.

“DHUNIM/Gjakovë, 26.03.2022-20:56. Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Për dhunimin e një vajze në Prizren, janë arrestuar dy të dyshuar.

“DHUNIM/Prizren 26.03.2022-02:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë keqtrajtuar dhe dhunuar viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Ndërsa, një prind ka raportuar në polici se vajza e tij është dhunuar rreth dy muaj më parë nga një i dyshuar.

Personi i dyshuar është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM /Ferizaj 2022-NN. Ankuesja femër kosovar e ka raportuar se vajza e saj para rreth dy muajve është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari i cili deklaron se nuk ka pasur ndonjë kontakt fizik me viktimën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.