Dy ushtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës do të jenë pjesë e kompeticionit për “ushtarin më të mirë” që mbahet në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njoftohet se pjesë e këtij kompeticioni janë gjithsej 20 ushtarë nga i gjithë vendi i SHBA-s, përfshirë dy ushtarë nga FSK-ja.

Më tej në njoftim tregohet se ky kompeticion ka 15 gara përmes të cilave, ushtarët sfidohen fizikisht dhe mendërisht.

“Ecja në fundjavën e Konkurrencës së Luftëtarit më të Mirë. BWC2022 është afër nesh. Më shumë se 20 ushtarë nga i gjithë shteti (dhe dy nga miqtë tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) janë mbledhur në Camp Dodge për të garuar për mundësinë për t’u shpallur Ushtari ose Nënoficeri i Vitit. Konkursi përbëhet nga 15 ngjarje për të sfiduar ushtarët mendërisht dhe fizikisht gjatë 3 ditëve”, thuhet në njoftim.