Këshilli i Përgjithshëm i LVV, ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme të kësaj partie.

Nga kjo parti kanë thënë se nga 15 marsi secili anëtar i LVV-së do të ketë të drejtë për të votuar dhe për t’u kandiduar, shkruan Gazeta Infokus.

LVV ka bërë me dije se në 30 qendra të saj do të votohet për zgjedhjen kryesive dhe kryetarëve të pikave nëpërmjet parimit “një anëtar një votë.

Subjekti LVV u ka bërë thirrje të anëtarëve të saj që të marrin pjesë në këto zgjedhje të saj të brendshme.

“Nisur nga vendimi i Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 15 marsi, secili anëtar i Lëvizjes do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është organizata me mbështetjen më të madhe në vend, çka duhet të reflektohet në struktura edhe më të fuqishme, e të cilat do të vijnë si rezultat i zgjedhjeve që do të jenë të drejtpërdrejta, të lira e demokratike. Në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vetpropozohen.

Të gjithë anëtarët do të kontaktohen për të marrë pjesë në zgjedhje, kurse ju që mbështetni Lëvizjen, por nuk jeni anëtarësuar ende, vizitoni zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE në komunën tuaj dhe anëtarësohuni që të bëheni pjesë e këtij procesi demokratik.

Lëvizja fton të gjithë anëtarët që të bashkohen në këtë proces zgjedhor, thuhet në njoftimin e LVV-së./Gazeta Infokus/