Ditëve të fundit çmimet e disa produkteve esenciale dhe të naftës kanë shënuar rritje mjaft të madhe.

E pikërisht shtrenjtimi i çmimit të naftës, ka bërë që të shtrenjtohet edhe çmimi i biletës së autobusit për disa fshatra të Fushë Kosovës.

Për shtrenjtimin e biletës ka njoftuar një agjencion udhëtimi, te cilët kanë thënë se një gjë e tillë është bërë për shkaka të shtrenjtimit të çmimit të naftës.

Nga e hëna bileta nga fshati Grabovc deri në Prishtinë do të jetë 0.90 cent, kurse deri në Fushë Kosovë bileta do të kushtojë 0.70 cent.

Ndërkaq nga Grabovci në Sllatinë bileta do të kushtojë 0.50 cent.

Kurse nga Sllatina në Prishtinë bileta do të kushtojë 0.70 cent, e deri në Fushë Kosovë do të jetë 0.50 cent./Gazeta Infokus/