Ekonomistja ruse Tatyana Mikhailova ka treguar se cili është ëfekti zingjirë i sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.

Mikhailova ka thënë se përveç ndikimit te qeveritarët rus, sanksionet do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në qytetarët e rëndomtë të Rusisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se pasojat afatshkurtra janë asgjë krahasuar me ato afatgjata duke shpjeguar se kompanitë ruse që varen direkt nga importi i jashtëm do të gjenden në vështirësi furnizimi, e kësisoj kompanitë do të detyrohen të shkojnë në shkurtime stafi apo faliment.

“Ka pasoja afatshkurtra që po zhvillohen pikërisht tani për shkak të ndërprerjes së zinxhirëve të prodhimit.

Është e mundur që ndërmarrjet që varen nga komponentët, nga përbërësit që janë blerë jashtë të mbyllen. Ky është një ndikim i drejtpërdrejtë i sanksioneve.

Disa ndërmarrje mund ta anashkalojnë ndalimin, disa do të gjejnë furnizues alternativë, do të ndërtojnë zinxhirë të rinj, por është e qartë se kjo nuk do të funksionojë në një shkallë masive.

Thyerja e zinxhirëve, natyrisht, do të ketë ndikim, do të shkaktojë papunësi, ulje të prodhimit, do të jetë një goditje furnizimi. Këto janë efekte afatshkurtra. Kurse në periudhën afatgjatë – ky është varfërimi i të gjithë popullsisë, rënia e kursit real të këmbimit të rublës, rënia e fuqisë blerëse dhe rrëshqitja ngadalë teposhtë” ka thënë Tatyana Mikhailova./Gazeta Infokus/