Eksperti ushtarak, Dimitry Gorenburg, ka thënë se trupat aktuale që po marrin pjesë në luftime për pushtimin e Ukrainës përbëjnë 2/3 e Ushtrisë së Rusisë.

Gorenburg ka thënë po ashtu se gjatë ditëve të fundit nuk ka pasur përparim të vërtete të trupave ruse dhe se mundësitë për ndonjë ofensivë të njëmendtë ja shteruar.

Ai po ashtu la thënë se pjesa e mbetur e trupave ruse brenda Rusisë nuk guxon të lëvizë jashtë territorit të saj ngase ato shërbejnë dhe nevojitën për të ruajtur kufijtë dhe për të shërbyer në Kaukaz, andaj Rusia me ngul po kërkon mbështetjen e Bjellorusisë, Armenisë dhe partnerëve të tjerë në CSTO.

Gorenburg ka thënë se në këtë rast ka vetëm dy skenarë, njëri është ai i rigrupimit për të dhënë goditjen përfundimtare në Kiev ose tërheqja e trupave pasi shumica e Infrastrukturës së ZSU-së është shkatërruar./Gazeta Infokus/