Ballina Lajme Familja kërkon edhe 6 mijë euro ndihmë për vajzën e tyre Valentina...

Familja kërkon edhe 6 mijë euro ndihmë për vajzën e tyre Valentina Berishën e cila vuan nga fibroza

Valentina Berisha – Gashi nga Podujeva vuan nga sëmundja e fibrozës.

Sipas vëllait, Alban Berisha, në total mjekimi i 28 vjeçares kushton 31,000 euro, shumë të cilën familjarët nuk mund ta mbulojnë, prandaj po kërkojnë ndihmën e vullnetmirëve.

“Motra e ka gjendjen më mirë falë terapive që po merr, por na duhen edhe 6,000 euro dhe kur të mblidhen të hollat do të operohet.”

Ai bën të ditur që kanë kërkuar ndihmën e institucioneve, mirëpo që u është thënë se faji i pandemisë procedurat zgjasin shumë, prandaj deri më tani janë ndihmuar vetëm nga vullnetmirët.

Detajet për të ndihmuar Valentinën, që është edhe nënë e dy fëmijëve i gjeni më poshtë.