Fondacioni që mban emrin e Sefa Kaya, ish menaxherit të këngëtarëve Zuna dhe Azet, i cili pati humbur jetën në një aksident trafiku në Kosovë, ka ndihmuar 70 familje me nga 50 kilogram miell dhe nga një pako ushqimore, shkruan Gazetaria Civile.

Për këtë aksion humanitar ka shkruar në Facebook edhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se një aksion i tillë është i mirë se ardhur për familjet në nevojë në këtë kohë pandemie dhe stinë dimri.

Bulliqi i ka falënderuar donatorët dhe organizatorin e iniciatorin e këtij aksioni Abidin Güzelgül,i cili është menagjer i shumë këngëtarëve të njohur në Kosovë dhe Gjermani.

“Fondacioni “Sefa Kaya” dhe reperi Zuna, për familjet në nevojë në komunën tonë kanë dhuruar një donacion prej 70 pakosh ushqimore dhe 3,500 kg miell.
Ky donacion është i mirëseardhur për familjet në nevojë në këtë kohë pandemie dhe në prag të stinës së dimrit.
Falënderoj donatorët dhe iniciatorin e këtij donacioni, Abidin Güzelgül, që është menaxher i shumë këngëtarëve të estradës në Kosovë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Donacioni është dorëzuar sot në Podujevë kurse shpërndarja do të bëhet nga organet kompetente të kësaj komune nesër dhe ditët në vijim.
Ky donacion është një pjesë e donacionit që ka për synim të ndihmojë 600 familje në nevojë në tërë Kosovën, me nga 50 kilogram miell dhe me nga një pako ushqimore.

Gazetaria Civile mëson se pjesë organizative e këtij aksioni të madh humanitar janë edhe dy shqiptarë, Enver Neziraj dhe Albert Tetaj nga Deçani./ Gazetaria Civile/