Forcat ruse kanë goditur një depo të armëve dhe municioneve në rajonin e Rivne. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov.

“Në mbrëmjen e 16 marsit, forcat ruse goditën një depo municioni në Sarny, rajoni Rivne”, tha Konashenkov në një konferencë për shtyp.

“Depoja, e cila përmbante raketa dhe municione, duke përfshirë raketat taktike Tochka-U, është shkatërruar,” shtoi ai.