Fushë Kosovë

Një grua me shtetësi siriane a humbur jetën pasditen e së premtes, pasi që ishte goditur me veturë në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës.

Policia ka njoftuar se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkaq vozitësi është arrestuar nga policia.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/