Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar se sot ka kryesuar mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësim në NATO.
“Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Twitter.
Tutje Gërvalla tha se pas agresionit rus, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes.
“Pas sulmit të Putinit, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, u shpreh ministrja.
Qeveria sot ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO.
Ky grup, në përbërje ka ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në cilësinë e kryesueses.