Luftimet e ashpra në Ukrainë kanë vazhduar edhe këtë të martë. Gjatë kësaj dite nga sulmet raketore dhe artileria ruse është goditur edhe qendra më e madhe tregtare në Kiev “Lavina Mall”.

Lajmin për goditjen e saj e ka bërë marka ukrainase “Fox lingërie”, e cila ka postuar pamjet në faqen e saj në Instagam, ku shihet dëmi nga goditja që ka pësuar kjo qendër tregtare e Kievit./Gazeta Infokus/