I pari i AAK-së, duke folur për luftën në Ukrainë, në emisionin InfoBox, tha se ndikimi Rus në Kosovë do të kalojë pa asnjë efekt.

Ai tutje tha se nëse një ushtar serb hyn në territorin e Kosovës, bombardohet Beogradi.

“Kosova do të kalojë pa asnjë efekt rus në Kosovë. Nuk besoj që Serbia dhe Vuçiq so t’ja lejoj vetës me u pozicionu me Putinin. Nëse ndodh diçka në veri të Mitrovicës, krejt bota e dinë që nuk bëhet pa Vuçiqin dhe tani kjo dihet që ai po e bënë këtë si shërbim të Putinit. Nëse nuk po kanë se si me ja gjetë zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ja gjetë zgjidhjen Serbisë se këtë e ka bërë edhe një herë në vitin 1999. E unë e di që amerikantë nëse një ushtarë serb prek në territorin e Kosovës, e di që bombardohet Beogradi, sikur në vitin 1999. Këtë e dinë lidershipi i Serbisë mjaftë mirë”, tregoi Haradinaj.