Ramush Haradinaj e ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Kurti dhe Vetëvendosjen për refuzimin e gazit amerikan.

Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti është i vetmi udhëheqës shtetëror që e ka refuzuar gazin amerikan.

Sipas Haradinajt, rasti me ambasadorin Berisha e ka treguar se Vetëvendosje mbron interesat e Stanishiqit e Rankoviqit.

“Jemi i vetmi vend që e kemi refuzuar gazin amerikan. Vetëvendosje në vazhdimësi e ka paralajmëruar Kosovën se mbron interesa të të tjerëve, siç janë Stanishiqi e Rankoviqi. Në situatën e sigurisë jemi bashkë, por për interesin e nipave të Jovica Stanishiqit e Aleksander Rankoviqit, jemi kundër”, ka thënë Haradinaj.