Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një emision televiziv foli për çështjen e veteranëve.

Ai tha se nëse Kurti vazhdon që t’i ofendojë veteranët, bashkë me ta do të dalim në rrugë.

“37 mijë veteran janë duke marrë beneficione. Mirëpo ka veteranë që protezat e tyre i financojnë bashkatdhetarët tanë. Këtë informatë e mora nga disa bashkatdhetarë nga Zvicra, të cilët ishin duke mbledhur të holla për protezat e tyre, pasi që shteti nuk është duke i dërguar me rregull për proteza. Po kjo që po bën Kurti ndaj veteranëve ëshë në vazhdën e agjendës së tij zgjedhore.

Është ofendim për besë ndaj tyre. Po Kurti nuk mundet mu mshef, dhe nuk ka qare pa e rritë pagën minimale dhe po ashtu s’ka qare pa i përfshi edhe veteranët edhe kategorinë e lirisë në të njëjtin kriter. E unë po ja jap një paralajmërim Kurtit sot, vazhdove me i ofendu prap veteranët, me ta ki me më pas në rrugë dhe nuk të falim se je duke bë hajgare”, tha Haradinaj.