Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar të premten dhe të shtunën në Zurich të Zvicrës.

Ai ka takuar në takime të ndryshme, aktivistë të AAK-së, afaristë dhe bashkatdhetarë të shumtë.

Ajo që vërehet është se Haradinaj është pritur nga numër i madh i bashatdhetarëve, të cilët e kanë pritur shumë ngrohtësisht liderin e AAK-së.

Haradinaj ka qenë i shoqëruar nga deputetja Time Kadrijaj, që gjithashtu ushtron funksionin e koordinatores për diasporë në kuadër të AAK-së.

Në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka shpërndarë disa fjalime të mbajtura para bashkatdhetarëve, të cilët i ka falënderuar për kontributin e tyre për Atdheun në të gjitha epokat. Haradinaj i ka informuar ata për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, dhe ka sqaruar rolin opozitar të tij dhe subjektit që ai e drejton.

Para aktivistëve të AAK-së, Haradinaj ka informuar edhe rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të brendshme në parti dhe ka inkurajuar që sa më shumë bashkatdhetarë të marrin pjesë aktive në strukturat e reja të Aleancës.

Haradinaj do të vazhdojë vizitën e tij në Francë dhe Gjermani.