Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë e duhet shteti ynë duhet shmangur trajtimit të çështjeve të hapura me Serbinë një nga një.

Ai këto komente i bëri në llogarinë e tij në Facebook.

“Çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por ne duhet të shmangim trajtimin e çështjeve një nga një”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, njohja reciproke do t’i rregullojë të gjitha çështjet njëherë e përgjithmonë.

“Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë. Tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan”, ka përfunduar Haradinaj.