Që nga 24 shkurti, kur edhe filloi pushtimi i Ukrainës nga Rusia, e deri më sot, ushtria ruse vazhdimisht ka pësuar humbje të mëdha si rezultat i rezistencës ukrainase në terren.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, ka bërë publik bilancin e humbjeve ruse deri më tash, shkruan Gazetaria Civile.

Raportohet se Rsusi në këtë luftë gjër më tash ka humbur më shumë se 12 mijë ushtarë, 362 tanke, 35,135 sisteme artilerie, 1205 mjete të blinduara, 62 sisteme raketore, 33 mjete kundërajrore, 58 avionë dhe 83 helikopterë, 585 njësi mjetesh motorike, 3 anije luftarake dhe 7 UAV./Gazetaria Civile/