Huthinjtë e Jemenit, një milici shiite e mbështetur nga Irani dhe në Iuftë me Saudinë, lëshuan një raketë drejt një objekti nafte të Aramco-s në Jeddah, ku njëherësh, aty pranë, po zhvilloheshin dhe provat e Formula Uno-s.
Vjen ky suIm i radhës dhe në një klime të tendosur globale si pasojë e Iuftës në Ukrainë, e cila ka provokuar dhe një krizë të rëndë në burimet e energjisë, ku veçon nafta.

Gjithsesi, Mbretëria, krahas dënimit të suImit, garantoi se nuk ndërpritet për asnjë çast furnizimi global.

Njëherësh, suImi ka tentuar të godasë dhe imazhin e shtetit më të madh arab, te i cili zhvillohet një ndër garat e Çmmit të Madh të Formula-s.