Zëvendëskryeministri parë i Kosovës, Besnik Bislimi, me anë të një statusi në Twitter ka treguar se është takuar me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorgen Breme, duke thënë se ai ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për aplikim në anëtarësimin në KiE.

Por lidhur me këtë ka replikuar në Twitter, Bjorgen Breme, duke e demantuar Bislimin, lidhur me deklarimin e tij për iniciativën e Kosovës për anëtarësim në KiE, duke thënë se kjo nuk është ajo çfarë ai ka deklaruar, shkruan Gazeta Infokus.

“Ky, për fat të keq, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në KiE”, ka replikuar në statusin e Bislimit, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorgen Breme.

Kurse, Bislimi në statusin e tij kishte deklaruar: “Kënaqësi të takoja Bjorgen Breme gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikim për anëtarësim në KiE. Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e vlerësimin progresit të Kosovës, të reformave dhe përafrimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, kishte shkruar Besnik Bislimi./Gazeta Infokus/