Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se ish sekretarja e shtetit ishte forca mirësisë, hiri e mirësjellja për lirinë.

Biden ka thënë se ajo do t’i mungojë atij dhe bashkëshortes së tij Jill dhe se familjes së saj do t’i dërgojnë dashurinë dhe lutjet e tyre.

“Madeleine Albright ishte forcë për mirësinë e mirësjelljen dhe për lirinë. Të sajat ishin duart që e kthyen kahjen e historisë. Mua dhe Jill, do të na mungojë shumë dhe do t’i dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona familjes së saj”, ka shkruar presidenti amerikan, Joe Biden.