Kreu i Republikës së Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, ka publikuar një video ku shihen forcat speciale çeçene duke ecur nëpër Ukrainë, pas një beteje.

Në këtë video shihen ushtarët çeçenë duke ecur lirshëm. Ndërkaq, ai kishte shkruar se a është e mundur të frikësohet ushtria e tij me armët e NATO-s.

“Më thuaj, duke parë pamjet, a është e mundur t’i frikësosh këta njerëz me armët e NATO-s?”, ka shkruar Kreu i Republikës së Çeçenisë, Ramazan Kadyrov.

Mirëpo ditë më parë, pikërisht pas publikimit të një videoje të tillë nga grupi çeçen që kishin mison të vrisnin presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, ata u gaditën nga Bayraktari ukrainas duke asgjësur tërë njësinë dhe mbi 60 mjete të blinduara që ata i posedonin.

Sot janë bërë 17 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës.

Më poshtë mund të shihni pamje të ushtarëve çeçen duke ecur nëpër Ukrainë.