Lideri çeçen Ramazan Kadyrov, raportohet të jetë brenda Ukrainës, madje ai i është afruar Kievit dhe ndodhet në rrethinat e tij.

Kështu të paktën thuhet në një video të publikuar nga kanali televiziv çeçen “Grozny”, shkruan Gazetaria Civile.

Madje edhe vet Kadyrov në një postim në rrjetin sovial “Telegram”, ka thënë se po i afrohet kryqytetit të Ukrainës Kievit.

Kadyrov duke i kundërpërgjigjur deklaratave të inteligjencës ukrainase SBU, ka thënë se ajo është e çalë dhe se teoritë e perëndimit që i kanë trajnuar ata, nuk mund të jenë më efektive se praktikat ruse.

Ai po ashtu pretendon se dje ishte në Gostomel, kurse sot edhe më afër Kievit.

“Inteligjenca juaj është e çalë…

Në video jemi në Gostomel.  Ditën tjetër ishim rreth 20 km larg jush nazistët e Kievit, dhe për momentin edhe më afër, dhe nuk mund ta merrni me mend sa u afruam.

Shërbimi juaj i inteligjencës SBU nuk di të punojë fare.  Me sa duket, instruktorët e huaj dhe këshilltarët ushtarakë ju kanë mësuar sipas një metode të vjetëruar.

Mund të pushoni për një moment, sepse nuk keni pse të na kërkoni – ne do t’ju gjejmë vetë”, ka shkruar pos tjerash Ramazan Kadyrov. /Gazetaria Civile/