Nga sulmet e djeshme ruse në Mykolayiv, raportohet se së paku 50 ushtarë ukrainas kanë gjetur vdekjen.

Kështu ka bërë të ditur media ukrainase “The Kiyv Independent”, duke cituar agjencinë e lajmeve AFP, shkruan Gazeta Infokus.

“Të paktën 50 trupa janë gjetur, por ne nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, tha për AFP-në një ushtarak ukrainas në terren.

Siç ka raportuar AFP, thuhet se në atë kazermë ushtarake kanë qenë duke fjetur më pak se 200 ushtarë ukrainas, kur u goditën me raketa ditën e premte. Kjo media po ashtu ka thënë se edhe përkundër këtyre informacioneve autoritetet zyrtare ukrainase, nuk kanë dhënë asnjë informacion për këtë ngjarje./Gazeta Infokus/