Kandidati për President të Francës, Eric Zemmour, ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, sanksione këto që i janë vënë asaj si formë presioni për të ndalur pushtimin e Ukrainës.

“Ne duhet të jemi miq me Rusinë” kishte deklaruar ai.

Mirëpo, menjëherë pas kësaj teksa Zemmour, po përpiqej të dilte nga makina e tij në një ngjarje ku kishte shkuar, një qytetar francez u kujdes që ai ta merrte “dhuratën”, pasi i kishte shkaktuar zemëratë me kërkesën për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan Gazeta Infokus.

Me të dalë nga makina, ai është goditur me vezë në kokë, duke bërë kështu që të ndërhyjnë truprojat e tij që e kapin francezin e moshuar që e goditi me vezë Zemmourin./Gazeta Infokus/