Brent Renaud është gazetari që dy ditë më parë u vra në Ukrainë derisa po raportonte për gjendjen e refugjatëve dhe luftimet në Irpin. Por ai kishte raportuar edhe gjatë luftës në Kosovë e pas luftë kishte punuar me TV UNMIK-un, që prodhonte për programin e parë të RTK-së.

Ai e kishte pagëzuar veten si “Mik i UÇK-së” dhe këtë mbishkrim e mbanë edhe në helmetën e tij që nuk e hiqte asnjëherë nga koka, shkruan Gazetaria Civile.

Kështu e përshkruan Renaudin, miku i tij i dikurshëm Behar Zogiani, madje Zogiani ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook edhe një këmbim letrash mes tij dhe Renaud në vitin 2008 kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

“Përgëzime miqve të mi në Kosovë në ditën e pavarësisë. Po vjen pas një pritje të gjatë. Gjitha të mirat për të gjithë ju. Brent Renaud”, kishte shkruar gazetari tashmë i ndjerë Brent Renaud./Gazetaria Civile/