Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, ka deklaruar se Rusia është duke dërguar trupa atje edhe nga vende tjera duke përmendur edhe Serbinë.

“Rusia po sjell luftëtarë nga Siria, Serbia, Nagorno-Karabaku për të rimbushur trupat në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.

Tutje nga ky shtab kanë deklaruar se Rusia po rigrupon trupat e saj për të ndërmarrë ofensivë.

Edhe më parë ka pasur informacione se serbë mercenarë u janë bashkuar trupave ruse për të luftuar në Ukrainë. Tashmë këta zëra se Rusia po ndihmohet me trupa nga Serbia i kanë konfirmuar zyrtarët ukrainas.