Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës se fundmi ka publikuar të dhënat duke treguar për humbjet që i ka shkaktuar Rusisë që nga fillimi i luftës e deri më tani.

Sipas këtij shtabi Rusia ka humbur 12 mijë trupa, 353 tanke, 1165 automjete të blinduara.

Gjithashtu është njoftuar se Rusia ka humbur 125 sisteme artilerie, 58 sisteme raketore dhe 31 sisteme kundërajrore.

Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se forcat ruse kanë humbur 57 avionë, 83 helikopterë, 558 automjete ushtarake, 3 varka ushtarake, 60 kamionë me karburant dhe 7 UAV taktike.

Këto të dhëna janë publikuar në faqen “War in Ukraine”, të cilët i janë referuar Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.