Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka publikuar hartën që tregon në mënyrë më të detajuar se nga cilat drejtime po sulmohet Ukraina dhe deri ku kanë avancuar forcat ruse.

Nga harta kuptohet se forcat ruse kanë pikat e tyre të grumbullimit në 5 vende përreth Ukrainës, të cilat janë dhe pikënisjet e trupave ruse, shkruan Gazetaria Civile.

Po ashtu nga harta e publikuar shihet se kryeqyteti ukrainas Kievi, është duke u sulmuar nga tri drejtime përderisa trupat ruse tashmë janë vetëm 25 kilometra larg qytetit.

Sulme raketore ka pothuajse në tërë territorin e Ukrainës, ku nga harta shihet se që nga fillimi i luftës e deri më sot janë shënjestruar 23 lokacione të ndryshme në tërë Ukrainën./Gazetaria Civile/